Esa Kanaci nga Berati dhe Philipp Heckel nga Gjermania janë një çift i ri, të cilët kanë një histori të bukur dashurie. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ata kanë treguar se si u njohën në pavionin e një spitali dhe më pas kuptuan që jetonin në të njëjtën ndërtesë.

Esa ka theksuar se bashkë i bëri një akullore, të cilën Philipp shkoi t’ia dërgonte te shtëpia.

“Ajo është perfekte për mua. Nuk e mendoja kurrë se do gjeja dikë si ajo”, u shpreh ai.

“Unë jam larguar nga Berati në shtator të vitit 2020 dhe kam nisur punë në Gjermani. Filipi është infermier dhe punon në një firmë, e cila i gjen një punë ku të ardhurat e tij janë më të mëdha. Për fatin tonë të mirë, Filipi u pozicionua aty ku unë punoja, por në pavione të ndryshme. Një ditë mu desh mua të shkoja te pavioni i Filipit, pasi atje kishin nevojë për më shumë punë. Aty Filipi më ka parë dhe ka pyetur kolegët: ‘Kush është kjo? A e njihni?’. Më pas rastësisht u pamë dhe jetonim në të njëjtin kat të ndërtesës, në të njëjtën konvikt siç mund ta quaj. Më pas Filipi më ofronte gjëra, psh, unë nuk kisha makinë dhe më thoshte që nëse do të shkosh për pazare shkojmë bashkë. U bëmë bashkë. Historia jonë në fakt filloi nga një akullore. Në fakt, unë nuk i kam qejf akulloret dhe ndonjëherë çuditem se si e kam pranuar. Filipi ishte turni dytë dhe unë i pari, edhe erdhi trokiti se kishte blere akullore dhe më pyeti nëse doja. Kështu unë e ftova brenda dhe biseduam. Më tregoi historitë e veta dhe unë të tijat. Pam që u përputhëm me njëri-tjetrin”, tha Esa.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re