Skip to content

Gjithçka nisi nga një ngacmim, çifti shqiptar qenkan njohur në rrjete sociale

Të ftuar tek “Rudina” së fundmi ishin çifti i njohur për publikun, balerina Lori Bala dhe DJ Olti Kazaferi i cili sot është menaxheri i Alban Skënderaj, Miriam Çani dhe West Side Family.

Olti dhe Lori u njohën me njëri-tjetrin para 7 viteve në rrjetet sociale dhe gjithçka nisi nga ngacmimet.

“Ne jemi njohur krejt rastësisht nga rrjetet sociale. Kemi ngacmuar njëri-tjetrin me disa komente të vogla dhe aty nisi e gjithë gjëja jonë”, tregoi Lori.

Olti dhe Lori treguan se ende nuk kanë një plan për dasmë për shkak se nuk janë të dy tradicionalë tek kjo pjesë.