Ngrënia e panxharëve të papërpunuar, si lëng dhe pjekja e tyre mund të jetë më e dobishme se zierja. Panxharët janë të njohur për shijen dhe aromën e tyre të veçantë. Shumë njerëz i quajnë një superushqim për shkak të lëndëve ushqyese. Panxharët janë shumë të pasur me vitamina, minerale dhe përbërës bimor të rëndësishëm, shumë prej të cilëve kanë veti mjekësore.

-Të pasur me antioksidantë Panxharët e kuq renditen ndër perimet më të fuqishme në antioksidantë. Kjo do të thotë se ata ndihmojnë trupin të luftojë efektet e dëmshme të oksidimit. Komponimet bimore që i japin panxharit ngjyrën e tij të purpurt, antocianinat, kanë treguar se kanë aftësi të larta antioksidante dhe anti-inflamatore.

-Mund të kenë veti anti-kancerogjene Betacianina, pigmenti i fuqishëm që i jep panxharit ngjyrën e tij, mendohet se ndihmojnë në frenimin e zhvillimit të disa llojeve të kancerit, përfshirë kancerin e fshikëzës. Panxhari përmban gjithashtu përbërës të tjerë potencialë luftues të kancerit, si acidi ferulik, dhe kaempferoli.

Mund të ketë veti anti-inflamatore Disa studime sugjerojnë se betalainat, grupi i pigmentëve natyrorë që përfshin betacianinën, mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomave dhe treguesve të inflamacionit. Kjo mund të përfshijë lehtësimin e dhimbjeve në kyçe të inflamuara, si gjunjët.

-Mund të ulë tensionin e gjakut Panxhari është natyralisht i pasur me nitrate, që janë përgjegjëse për shëndetin e zemrës. Nitrati ndihmon në përmirësimin e qarkullimit, duke relaksuar enët e gjakut, çka mund të ulë tensionin. Ulja e tensionit të gjakut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.Studimet sugjerojnë se ushqimet e pasura me nitrate, si panxhari, mund të ndihmojnë gjithashtu nga infarktet e zemrës.

-Mund të përmirësojë shëndetin e tretjes Panxharët janë të pasur me fibra, të cilat, përveçse mbështesin funksionin e zorrëve, ndihmojnë në krijimin e një ambienti të shëndetshëm në zorrë. Përveç fibrave, betalainat ndihmojnë në rritjen e prodhimit të acidit yndyror.Këto ACY janë të lidhura me efekte pozitive në shëndet.

-Mund të mbrojë zorrën Panxharët janë një nga burimet më të pasura të glutaminës, një aminoacid i rëndësishëm. Mendohet se glutamina mund të ndihmojë në mbrojtjen e zorrëve nga dëmtimi dhe stresi.

-Mund të mbështesë shëndetin e trurit Çdo përmirësim në qarkullimin e gjakut do të ndikojë pozitivisht edhe në tru. Studimet sugjerojnë se përfshirja e panxharit në dietë, e kombinuar me ushtrimin, mund të përmirësojë qarkullimin e gjakut në lobin frontal të trurit – një zonë që lidhet me vendimmarrjen dhe kujtesën. Studime të tjera sugjerojnë gjithashtu se një marrje më e lartë e nitrateve çon në përmirësime të rëndësishme në funksionet motorike, përfshirë kohën e reagimit.

Mund të jetë një shtesë e dobishme në dietën pas menopauzës Pas menopauzës, tensioni i gjakut dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës rriten. Ndryshimet në dietë si përfshirja e perimeve të pasura me nitrate mund të jenë një strategji e dobishme për të ndihmuar në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut dhe menaxhimin e tensionit.

Pirja e lëngut të panxharit para ushtrimeve mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rezultateve kardiometabolike.

Gjethet e panxharit dhe, në një masë më të vogël, vetë panxhari përmbajnë nivele të larta të oksalatit, një përbërës natyror. Individët me histori të gurëve të veshkave që përmbajnë oksalat duhet të shmangin konsumimin e tepruar të ushqimeve të pasura me oksalat, si panxhari.

Përfshirja e panxharit në dietë në doza të vogla dhe të ndara është e sigurt dhe mund të ndihmojë ata që dëshirojnë të përmirësojnë shëndetin e zemrës; megjithatë, suplemente të oksidit nitrik (përfshirë disa lëngje të panxharit), mund të përkeqësojnë disa kushte shëndetësore dhe të ndërhyjnë me medikamentet e recetave dhe duhet të përdoren vetëm nën mbikëqyrjen mjekësore.

Përfundimisht, a është panxhari i mirë për ju? Panxhari mendohet të ketë veti të fuqishme antioksidante dhe anti-inflamatore që mund të ndihmojnë në reduktimin e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, si dhe të mbështesë shëndetin e zorrëve, të ulë tensionin e gjakut dhe potencialisht të ketë efekte anti-kancerogjene.

Për më tepër, kjo perime e pasur me nutrientë shpesh përdoret për të rritur qëndrueshmërinë atletike dhe për të mbështetur rikuperimin muskulor pas ushtrimeve. Kjo e bën panxharin një përfshirje të dobishme në dietën tuaj.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re