Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka folur për fushatën elektorale e cila do të startojë nesër. Sipas tij,  partitë politike po luajnë me shëndetin e njerëzve.

I ftuar në emisionin “RealStory”, Brataj thotë se politikanët të bëjnë politikë nëpër studio, duke shtuar se çdo parti kërkon sa më shumë mandate, por është publiku ai që do vlerësojë më së miri pas ndjekjes online.

“Lejohet deri në 10 veta grumbullim. Kufizimet në lokale ka qenë jo më shumë se 10 persona në një tavolinë.

Të dëgjoj këtu se nuk funksionojnë masat, më duket çmenduri.

Në Brazil, ku nuk pati masa, pati vdekshmëri të lartë. E keqja më e madhe ka kaluar, tani shihet një dritë jeshile. Nuk mendohej se në janar do niste vaksinimi në Shqipëri.

Vjeshta mund të na zërë në normalitet. Gjithë fushatës do luhet me shëndetin e njerëzve.

Të gjitha do të luajnë, sepse çdo parti synon sa më shumë mandate. Ndiqni online.

Ta bëjnë debatin nëpër studio, sepse publiku vlerëson më së miri”, tha Brataj.

Ai ka debatuar me perfaqesuesin e PD, Gazmend Koduzi qe thote se Lulzim Basha eshte lider i pergjegjshem!

Debati:

Gazmend Koduzi: Që në tetor, këta masa janë. Çdo aktivitet tregtar është i hapur, ku është shtrëngimi këtu?

Skënder Brataj: Lejohet deri në 10 veta grumbullim. Kufizimet në lokale ka qenë jo më shumë se 10 persona në një tavolinë. Të dëgjoj këtu se nuk funksionojnë masat, më duket çmenduri.

Në Brazil, ku nuk pati masa, pati vdekshmëri të lartë. E keqja më e madhe ka kaluar, tani shihet një dritë jeshile. Nuk mendohej se në janar do niste vaksinimi në Shqipëri. Vjeshta mund të na zërë në normalitet.

Gazmend Koduzi: Nesër kandidatët e PD do jenë në distancë dhe me maska. Basha është lider i përgjegjshëm.

 

 

Skënder Brataj: Gjithë fushatës do luhet me shëndetin e njerëzve. Të gjitha do të luajnë, sepse çdo parti synon sa më shumë mandate. Ndiqni online. Ta bëjnë debatin nëpër studio, sepse publiku vlerëson më së miri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re