Jona Ago, punonjëse prej 4 vjetësh e Policisë Bashkiake Devoll, ka marrë së fundi një shkresë-propozim për ndërprerjen e punës.

Në bazë të shkresës, Jona nuk ka zbatuar urdhrat dhe është konstatuar duke pirë kafe gjatë kohës së punës.

Punonjësja pretendon, se largimi nga puna është politik, me urdhër të kryetarit, pasi ajo njihet si simpatizante e palës tjetër politike.

Në shtëpinë e Jonës punon vetëm ajo dhe bashkë me të vëllanë me prapambetje mendore, kanë mbetur jetimë të rinj.

 “Unë kam katër vjet në këtë punë dhe nuk kam bërë asnjë lloj shkeljeje. Këtë pretendojnë se arsyeja është së më kanë parë në një kafe, pavarësisht se nuk e faktojnë dot. Por, kjo nuk është e vërtetë. Gërricjet kanë nisur një vit më parë, ndërsa tre ditë pas zgjedhjeve unë kam qenë me raport dhe këta pretendojnë që në datë 30 s’kam qenë në punë, por unë kam qenë në fakt në punë dhe për këtë kam proces-verbalet me të cilat e faktoj këtë gjë. Nuk kam bërë asnjë lloj shkeljeje. Jam e vetme që punoj në shtëpi. Jetoj me mamin dhe vëllain, të cilin e kam me probleme mendore. Babai më ka lënë që 18 vjeç. Mamanë e kam pensioniste. Kjo është thjesht politike. Unë nuk jam marrë fare me asnjë angazhim politik, si gjatë ashtu edhe pas orarit të punës. Ma ka komunikuar vetë drejtori që po më heqin sepse jam me PD-në. Edhe vetë Kryeministri ka thënë që femrat nuk duhet të largohen!”, shprehet ndër të tjera policja e shkarkuar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re