Të paktën 11 persona u vranë gjatë një sulmi të armatosur pasditen e sotme në  Universitetin Charles në qendër të  Pragës, thanë shërbimet e urgjencës.

Mes të vrarëve është edhe autori  i sulmit, i cili sipas raportimeve ka qëlluar veten kur në vendngjarje kanë mbërritur makinat e policisë.

Lexo edhe :Related Posts

Autori është identifikuar si David Kozak.

Në përpjekje për t’i shpëtuar të shtënave me armë, disa studentë dolën nga dritaret dhe u ulën në parvaz, por njëra nga vajzat nuk mundi të mbahej dhe ra, duke u bërë viktima e katërt e sulmit, raportojnë mediat lokale.

Gjithashtu, më shumë se 30 persona kanë mbetur të plagosur, 9 prej tyre në gjendje të rëndë, sipas raporteve.

“Unë gjithmonë kam dashur të vras”

Në një mesazh që ka qarkulluar në mediat çeke, thuhet se sulmuesi ka bërë të ditur sulmin ndaj një institucioni arsimor.

“Dua të sulmoj një shkollë dhe ndoshta të vras ​​veten. Alina Afanaskina më ndihmoi. Gjithmonë kam dashur të vras, kam menduar se në të ardhmen do të bëhem maniak. Ishte më fitimprurëse sulmi masiv sesa serial killer. U ula, prita, e pashë në ëndërr”, dyshohet se ka shkruar ai ndër të tjera.

“Pastaj, kur Ilnaz Galyaiev qëlloinë  shkollën e tij, kuptova se ishte shumë më fitimprurëse të bësh vrasje masive sesa ato serike.”

Dy personat e përmendur nga Kozak janë të dy autorë të të shtënave brenda shkollës së tyre. E para, Alina Afanaskina, 14 vjeçe, vrau shokun e saj të klasës dhe plagosi të tjerët duke përdorur armën e babait të saj në Bryansk, Rusi. Djali tjetër i marrë si model nga sulmi i Pragës është Ilnaz Galyaiev, autor i një masakre brenda institutit të tij në Kazan , gjithashtu në Rusi, në maj 2021. 19-vjeçari ishte një ish-student dhe vrau nëntë persona (shtatë studentë dhe dy mësues)./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re