Christian Manfredini, një nga italianët e parë me ngjyrë që doli në fushë në vitet 1990, ka dhënë një intervistë të plotë, duke treguar rrugëtimin e tij nga fëmijëria në Bregun e Fildishtë, adoptimi në Itali dhe karriera e tij në futboll.

Ai tregon momentet e vështira, triumfet dhe episode qesharake nga jeta e përditshme dhe fusha e lojës.

I pyetur se çfarë kujtimesh ka nga Lazio, Manfredini përgjigjet:

Çdo herë bënim baste me Inzaghin dhe Taren. Ne vinim bast 50 euro se kush mund të pinte tre litra ujë ose çaj të ftohtë në dy minuta. U argëtuam shumë, nuk mund ta imagjinoni sa shumë qeshëm. Lotito ka qenë gjithmonë i drejtpërdrejtë. Kam kaluar vite të mrekullueshme te Lazio; kam shumë kujtime pozitive dhe mbaj lidhje me shumë shokë të skuadrës.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re