Mungesa e plotë e aktivitetit motorik përshpejton atrofinë e muskujve të këmbëve, thuhet në studimin e Universitetit të Padovës dhe Udine, botuar në revistën Journal of Physiology.
Ndryshime të tilla janë vërejtur te njerëzit e moshave të ndryshme, por atrofia muskulore është zhvilluar veçanërisht te personat në moshë të vjetër.
Studimi i njerëzve të moshuar që nuk lëviznin për dy javë tregoi, se për shkak të mungesës së aktivitetit fizik, muskujt humbin peshë me moshën dhe sistemi nervor kontrollon dobët lëvizjet e tyre, transmeton KosovaPress.
Shkencëtarët thonë se mungesa e stërvitjes, dieta e keqe dhe zakonet e këqija mund të shkaktojnë zhvillimin e sëmundjeve të rënda të zemrës dhe të ndikojnë negativisht në metabolizmin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re