Komisioni i Venecias do të shqyrtojë kërkesën e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet lokale të 30 qershorit me datën 14 tetor 2021.

Sipas njoftimit të Komisionit të Venecias, çështja do të shqyrtohet, pas kërkesës së Gjykatës Kushtetuese për të adresuar juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, për zgjedhjet lokale të vitit vitit 2019.

Njoftimi i Komisionit të Venecias:

Më 9 korrik 2021, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri kërkoi një opinion për të adresuar në veçanti juridiksionin mbi kushtetutshmërinë e procesit zgjedhor dhe ndërlidhjen e parimeve themelore kushtetuese të periodicitetit të zgjedhjeve lokale dhe pluralizmit politik, në marrëdhënie me zgjedhjet lokale të vitit 2019. Drafti duhet të paraqitet për miratim nga seanca e 128-të plenare e Komisionit të Venecias. Çështja do të shqyrtohet nga data 14-16 tetor.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë gjykimin për legjitimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit të 2019 dhe t’i drejtohet Komisionit të Venecias për një opinion. Ishte kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, e cila më 18 korrik 2019, në emër të shoqatës së bashkive ankimoi në Gjykatën Kushtetuese zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku kërkoi që ky proces zgjedhor të mos njihet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re