Kryebashkiakja e Shkodrës e ftuar në studion “Të vaksinuarit” në Fax News tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin mbi zgjedhjet lokale është i paqartë dhe se duhet të kishte ardhur me kohë.

Ademi theksoi se procesi i parregullt i zgjedhjeve ka prekur një masë të madhe njerëzish të cilët kërkojnë përfaqësim të denjë në zgjedhje dhe se ka 3 vite që mandati është antikushtetues si proces.

“Çështja është e humbur”-përfundoi ajo.

Pjesë nga fjala e saj në studio:

Ademi: “Një cështje që ka shumë rëndësi jo vetëm për kauzën por edhe për të shkretën demokraci”

A keni qenë vetëm në këtë betejë?

Ademi: Është një përpjekje thellësisht politike por nga ana tjetër premise jonë bazohet te të drejtat e njeriut dhe procesi I parregullt që ka prekur një masë të madhe që kërkon një përfaqësi të denjë në zgjedhje. Ne kemi qenë aty ku kemi paraqitur kërkesën tonë, një grup njerëzish, që janë këshilltarë dhe ish-këshillatrë që ngritën zërin. Jam akoma e paqartë për atë që quhet vendim I GJK, është i ftohtë, i shkurtër, i thatë.

Funksionimi I saj është I domosdoshëm, ky vendim duhej të kishte ardhur me kohë, hymë në vitin e tretë të një mandate tjetër si antikushtetues si process. Nëse gjykata e ka shqyrtuarr dhe arsyetimi pro dhe kundër do të na japë ne mundësinë për tu shprehur dhe pse cështja është e humbur.

(E.D/faxwebal)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re