Skip to content

GJKKO caktoi avokate nga shteti për mbrojtjen e Berishës, reagon Gjokutaj: Kastrati dhe Cenalia u shantazhuan nga prokuroret me heqjen e licencës! Teodoresku s’lexoi asnjë faqe

Avokati mbrojtës i ish-kryeministrti Sali Berisha, Genci Gjokutaj ka komentuar vendosjen me radhë të avokatëve kryesisht për Berishën, duke u shprehu se të tilla procese sipas tij janë politike.

Gjokutaj është shprehur se dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia “nuk e morën përsipër mbrojtjen edhe pse te shantazhuara në sallën e gjyqit nga prokurorët e SPAK për heqjen e licencës pasi kërkuan 2 dite kohë për tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha ketë kohë”!

Ndër të tjera ai shprehte se GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnjë faqe të dosjes.

Sipas tij “GJKKO ka zhbërë institucionin e Mbrojtjes në proces”.

Reagimi i plotë

Te nderuar Kolege avokate dhe te nderuar qytetare!

Siç jini ne dijeni dje ne mbrojtesit e z. Sali Berisha Av. Genci Gjokutaj dhe Av. Sokol Mengjesi pasi na u mohua e drejta themelore e mbrojtesit ne nje proces njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga gjyqtarja Irena Gjoka nderkohe qe nga ana jone ishte ngritur kerkesa per perjashtimin nga gjykimi me pasoje ndalimin e vendimmarrjes nga ana e saj pikerisht kjo gjyqtare mori vendimin per caktimin kryesisht te Av. Artan Simoni!

Ky avokat per arsye te mungeses se integritetit te tij etiko profesional u perjashtua dhe ne menyre klandestine dhe naten jane caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati!

Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e moren persiper mbrojtjen edhe pse te shantazhuara ne sallen e gjyqit nga prokuroret e SPAK per heqjen e licenses pasi kerkuan 2 dite kohe per tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha kete kohe!

Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnje faqe te dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave te sigurimit siç ishin marre! Nderkohe me perpara dmth para 2 oresh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrezuar kerkesen tone per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çeshtja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot!

GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes ne proces!

Vetem ne proceset politike veprohet keshtu!

Diktatura është vendosur!

Shpejt edhe do te shpallet! G😡

“”