Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar vendimin e GJKKO-së që caktoi datën 30 Qershor për zhvillimin e sencës së parë në themel për dosjen Partizani, ku ish-kryeministri dhe dhëndri i tij janë marrë të pandehur.

Kryedemokrati Beridha deklaroi se ai dhe avokatët që e përfaqësojnë ende nuk kanë marrë në dorë vendimin e gjykatëses që çoi çështjen për gjykim.

Ndërsa theksoi se për hapat e radhës do të konsultohet me avokatët mbrojtës.

“Komenti im është vetëm ky, personalisht dhe trupa e avokatëve të  mbrojtjes nuk ka gjer sot në dorë vendimin e marrë nga gjykatësja që ka dërguar çështjen për gjykim. Nuk kemi vendimin, edhe kjo ndodh. Të gjitha të tjerat do përcaktohen në konsultat me avokatët.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko