Gjykata e Posaçme (GJKK) ka dënuar me 1 vit shërbim prove, ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, pasi nuk ka bërë deklarimin e saktë për një apartament në Golem.

Gjithashtu, Dedja ka bërë deklarim të rremë për burimin e një apartamenti në Tiranë me sipërfaqe 146 m2, lidhur me një hua të marrë nga kunati i tij.

“Sa i takon shumës prej 10 mijë euro që e kam marrë hua, ia kam marrë kunatit dhe ai ka punuar në vitin 2000. Në ato vite, nuk janë deklaruar të ardhurat nga emigracioni. Sa i takon apartamentit 146 metra katrorë, për këtë pasuri, kam marrë kredi e cila vijon deri ne vitin 2033. Ndërsa apartamenti në Golem është në pronësi të vëllait dhe e kam përdorur”, theksoi ai./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re