Ish zv.kryeministri, Arben Ahmetaj ka ankimuar në Apelin e Posaçëm vendimet e sekuestrove preventive të SPAK dhe GJKKO për dy vilat e familjarëve të tij.

 

Bëhet fjalë për vilën në Hamallaj dhe atë në Palasë.

 

Kjo kërkesë e tij vjen pas rrëzimit të ankimit përmes të cilit kundërshtonte kontrollet e banesave, duke i konsideruar të paligjshëm dhe antikushtetues.

 

Ish-zv. Kryeministri i Shqipërisë, Ahmetaj është nën akuzë për 4 vepra të rënda penale, atë të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “ Përfitimit të paligjshëm të interesave”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re