Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Beqaj, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ka mbërritur në dyert e SPAK-ut i shoqëruar nga një efektiv policie.
Paraqitja e tij pranë organit të akuzës bëhet në kuadër të procedurave të hetimit dhe zbatimit të masave ligjore të caktuara nga Gjykata e Posaçme.
