Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas kërkesës së depozituar në Kuvend nga GJKKO për marrjen e tij në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Berisha theksoi se do e votojë vetë, por vetëm nëse Irena Gjoka largohet si gjyqtare e çështjes së tij për konflikt interesi dhe të dërgohet në Parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur në gjykatë.

“Kjo kërkesë drejtuar Kuvendit thonë që nuk kërkon njoftimin e Sali Berishës. Pse është dërguar në Kuvend ta shpjegojë vetë ajo dhe SPAK.

Ajo është një person që fshihet prapa krimit, është e aftë të shkruajë dhe të bëjë çdo gjë.

Të largohet nga çështja për konflikt interesi, të tërhiqet, të sillet në Parlament kërkesa për detyrimin tim për t’u paraqitur dhe heqja e të drejtës për të dalë jashtë vendit. Unë absolutisht do të votoj vetë për të.

Nuk shkel Kushtetutën dhe as ligjet e vendit. Kjo nuk synon Berishën, por çdo shqiptar. Imagjino kur për liderin e opozitës thyhet kushtetuta çfarë mund të pësoni ju dhe qytetarët e tjerë”, tha Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re