Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendimin për Lefter Kokën, Alqi Bllakon dhe 13 të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për aferën e inceneratorit të Fierit.

Kështu, ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është dënuar me 10 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6.8 vite burg.

Ndërkohë ish deputeti i PS, Alqi Bllako dënohet me 4 vite burg, por me gjykimin e shkurtuar do të vuajë 2.8 vite burg. Ndërsa Klodian Zoto dënohet me 12 vite dhe me gjykim të shkurtuar do të vuajë 8 vite burg.

Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3.6 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2.4 burg.

Të pafajshëm nga kjo çështje  kane dalë Albert Dervishi, Arjola Kodra dhe Juri Imeraj.

Denimet

1-Lefter Koka 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar
2-Alqi Bllako 4 vite burg, 2.8 me gjykim të shkurtuar
3-Klodian Zoto 12 vite burg, 8 me gjykim të shkurtuar
4-Arben Dervishaj i pafajshëm
5-Arjola Kodra e pafajshme
6-Pëllumb Abeshi 3.6 vite burg, me gjykim të shkurtuar 2.4 vite
7-Florian Muçaj 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar
8-Azem Shatëri 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar
9-Erjon Murataj 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar
10-Loren Dusha 7 vite burg, 4.8 me gjykim të shkurtuar
11-Sabina Cenoimeri 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar
12-Juri Imeraj, pafajshëm
13-Regan Merdani 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar
14-Gentian Zifla 3 vite burg, 2 me gjykim të shkurtuar
15-Arber Denizi  7 vite burg, 4.8 me gjykim të shkurtuar

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re