Ministria e Jashtme greke ka reaguar, pasi Gjykata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka vendosur masën “arrest me burg” për Fredi Belerin.

 

Në një postim në faqen zyrtare të ministrisë, thuhet se zgjatja e paraburgimit të Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, ofendon ndjenjën e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës.

 

“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur kryetar i Bashkisë Himarë, godet sensin e drejtësisë të publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës” shkruhet në reagim.

 

Kjo deklaratë erdhi menjëherë pas takimit të ministres së jashtme Olta Xhaçkës me homologun grek Nikos Dendias.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re