Skip to content

GJKKO lë në burg Ilir Metën

GJKKO ka vendosur të lërë në burg kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke rrëzuar kërkesën e tij për revokimin e masës së sigurisë.

Gjatë seancës së sotme, gjyqtarja Irena Gjoka kishte kërkuar dorëheqjen nga çështja, por kjo u refuzua nga kreu i GJKKO-së, Erion Bani.

Kështu, Meta duket se do të vijojë të qëndrojë pas hekurave deri datën që do të nisë gjykimi ndaj tij.

Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.