GJKKO ka marrë vendimin për Erion Veliajn duke lënë në qeli kryebashkiakun e Tiranës.
Ndërkohë për biznesmenin Elman Abule, i cili akuzohet për pastrim parash në dosjen e Erion Veliajt, gjyqtari Erion Bani la në fuqi masën “arrest shtëpie”.
“GJKKO vendosi azhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7. datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në njoftim.
Avokati i kryebashkiakut, i cili nuk u paraqit në seancën gjyqësore, kërkoi zëvendësimin e masës dhe ofroi garanci pasurore për lirimin e tij.
Por, togat e zeza nuk e pranuan kërkesën. Si argument të ri gjatë seancës, Prokuroria e Posaçme ka paraqitur faktin se apartamenti mbi shtëpinë e kryebashkiakut zotërohet në mënyrë të tërthortë nga çifti Xoxa-Veliaj.
Vendimi i GJKKO:
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 10.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Informacion 2 (dy) mujor në lidhje me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Erion Veliaj dhe vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj shtetasit nën hetim Elman Abule.”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 246 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 382, datë 17.06.2025, vendosi:
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimet Nr. 7. datë 09.02.2025 dhe Nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në shtëpi parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Elman Abule me vendimin Nr. 13, datë 13.03.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 17.06.2025
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar