Skip to content

GJKKO pranon kërkesën e Llallës për gjykim të shkurtuar

Gjykata e Posaçme pranon kërkesën e ish-prokurorit Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar. Me kërkesë të prokurorit të SPAK, seanca është shtyrë për në 19 mars për paraqitur konkluzionet përfundimtare.

Nga kjo mënyrë gjykimi, i pandehuri përfiton uljen e një të tretës së dënimit, nëse shpallet fajtor në përfundim të procesit.

Pas vendimit të ndërmjetëm për gjykim të shkurtuar gjyqtarja Daniela Shirka i dha kohë prokurorit për paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare, duke e shtyrë seancën më 19 mars.

/faxweb