Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për pushimin e çështjes ndaj tij për fshehje të ardhurash.

Ish kryeprokurori ka qenë nën hetim për fshehje te ardhurash, por duke qenë se ai është dënuar njëherë për të njëjtën çështje SPAK kërkoi pushim të këtij hetimi, pasi Llalla është gjykuar dhe dënuar njëherë për ketë fakt penal.

Kujtojmë se disa muaj më parë Apeli i Posaçëm e dënoi Llallën me burg për tre vepra penale, përfshirë fshehjen e pasurisë, me dy vite burg, gjithashtu atij iu sekuestruan edhe 11 mijë m2 tokë arë dhe 1 apartament.

Llalla aktualisht ndodhet në Itali, aty ku duket se po zhvillon një betejë të fundit për të shmangur vuajtjen e dënimit me burg dhënë nga Gjykata e Apelit. Ish-kryeprokurori po mbahet në liri me kusht në Itali, që do të thotë se nuk mund të lëvizë pa lejen e autoriteteveatje.

Akuzat ndaj Llallës u rrudhën dhe SPAK njoftoi më 9 mars 2021 përfundimin e hetimeve vetëm për veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tri herë.

Më 20 maj 2021, Llalla u dënua në shkallë të parë me 2 vjet burg. Ndërkohë me vendim gjykate atij iu konfiskua edhe një apartament në Durres si dhe rreth 11mijë m2 toke are, të cilat nuk i justifikonte.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re