GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për t’u mbajtur jashtë kafazit në sallën e gjyqit gjatë zhvillimit të seancave.

Sipas vendimit të gjykatës, ndryshimi i masës do të hyjë në fuqi nga seanca e radhës, pasi të kryhen procedurat përkatëse dhe të njoftohet Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të marrë masat e nevojshme.

Vendimi vjen në kuadër të kërkesave për të pandehurit gjatë proceseve gjyqësore, një çështje që ka qenë shpesh objekt debatesh nga disa të pandehur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re