Ndërsa GJKKO pritet të marrë vendimin për ish-kryeministrin Berisha, avokatët e tij kanë mbërritur në ambientet e Gjykatës.

SPAK ka kërkuar masën arrest shtëpie për ish-kryeministrin.

Pas dy kërkesave të rrëzuara nga GJKKO, avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, njoftoi për mediat se sërish kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka. Kjo kërkesë sipas avokatëve erdhi sepse gjyqtarja Irena Gjoka, rrëzoi dy kërkesa të tyre.

Sipas avokatit të Sali Berishës, vendimi që ka marrë gjykata është i paprecedente. Gjokutaj citoi ligjin duke thënë se “ai thotë që në momentin ngrihet kërkesa për përjashtim, gjykata nuk mund të marrë ose japë vendim”.

SPAK kërkon ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha me argumentin se ai nuk zbatoi masën e parë, atë të detyrimit për t’u paraqitur. Gjatë ditës së djeshme teksa protestonte me mbështetësit e tij para gjykatës së lartë lideri demokrat Sali Berisha tha se me masën e sigurisë detyrim paraqitje ndaj tij dhe heqjen e imunitetit është shkelur Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re