Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar këtë të premte ka vendosur pushimin e padisë së bërë nga ish kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC News se togat e zeza pushuan çështjen, pasi sipas tyre në lidhje me këtë çështje nuk është paraqitur as Basha dhe as avokatet e tij.

Ndërkaq kujtojmë se padia e Bashës, ndaj Veliajt kishte të bënte me deklaratat e rreme që ky i fundit kishte bërë për pasurinë, shtëpinë dhe rezidencën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re