Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj, për të liruar një nga llogaritë bankare të vëna nën sekuestro. Organet e drejtësisë kanë vënë nën sekuestro 6 pasuri të Ahmetajt, për shkak të akuzave për korrupsion dhe pastrim parash që rëndojnë mbi të.

 

Ahmetajt, gjykata i ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”. Ai rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ka refuzuar të përballet me drejtësinë, duke mohuar në mënyrë kategorike akuzat përmes përfaqësuesve të tij ligjor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re