GJKKO ka rrëzuar kërkesën e bërë nga ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi për shuarje të masave të sigurisë të marra ndaj tyre për aferën ‘Partizani’.

 

Në dalje për mediat, avokati Genc Gjokutaj tha se vendimi i masave të sigurisë ndaj Berishës dhe Malltezit u është dhënë sot, gjë që sipas tij përbën shkelje.

 

Sipas avokatit, seanca e sotme shërbeu për të dokumnetuar shkeljet e bëra deri më tani.

 

“Ne kërkuam përjashtimin e gjyqtares, e dyta kërkesë. Një reagim krejt i ftohtë dhe një vendimmarrje si të gjitha të tjerat. Sigurisht kjo seancë ia vlejti për të dokumentuar shkeljen e radhës së gjykatës. Vendimi i zbardhur na u dha sot. Imagjinoni që vendimet janë të pa ekzekutuara, vendimet janë të pa depozituara në sekretarinë e gjykatës. Ndërkohë që Gjykata dhe Prokuroria flisnin sikur ato vendime janë komunikuar. Ne e konsiderojmë të pa ekzekutuar atë vendim, pavarësisht se këta i qëndrojnë shkeljes. Një gjykatë dhe një prokurori që shkel Kushtetutën, Kodin e Procedurës Penale e ka në dorë të dytë. Të dyja kërkesat janë rrëzuar”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re