Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e SPAK për të kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kreut të Kushtetueses Bashkim, për sekuestron e pasurisë. Gjyqtari Erjon Bani, ka rikthyer edhe njëherë çështjen në SPAK për të bërë plotësimin e hetimeve për këtë çështje. Ndaj tij SPAK, ngriti akuzën e fshehjes të të ardhurave dhe deklarimit të rremë të pasurisë së ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese.
Referuar hetimeve të SPAK rezulton se ish-gjyqtari ka pasuri të paluajtshme, të cilat nuk i justifikonin me burime të ligjshme, apo pasuri që i ka fshehur. Ish kreut të kushtetueses Dedja SPAK me vendim të GJKKO-së, i është sekuestruar një apartament në zonën e plazhit të Golemit me një sipërfaqe prej 60 metër katrorë.
…
/faxweb
