Gjykata e Posaçme ka shtyrë gjyqin ndaj Dritan Rexhepit. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë prangosja e tij nga autortitetet turke, vetëm disa ditë më parë. Autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Dritan Rexhepit drejt Shqipërisë.

 

Ai akuzohet për një sërë veprash kriminale, ndërsa SPAK e akuzon si porositës të rrëmbimit të Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në 17 janar të 2020. Jan Prenga u mor peng dhe u dhunuar brutalisht, ndërsa trupi i tij ende vijon të jetë i zhdukur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re