Skip to content

GJKKO shtyn seancën ndaj gjyqtares Margjeka, zbulohet arsyeja

Shtyhet seanca ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka. Shkak i shtyrjes së seances ishte mos paraqitja e gjyqtares në sallën e gjyqit pranë Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se, ajo ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

/faxweb