Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën ndaj Laert Haxhiut, për vrasjen e Zamir Latifit e Jurgen Hoxhës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017. Laert Haxhiu, i cili aktualisht ndodhet në qeli në shtetin grek, nuk ka pranuar që të marrë dijeni mbi seancën që po zhvillohet, duke refuzuar kontaktin me përfaqësues të ambasadës shqiptare.

 

Ndërkohë, avokati Detar Hysi ka refuzuar të vijojë mbrojtjen me pretendimin se është zgjedhur nga familja e Haxhiut, ndërsa tanimë ky i fundit e ka një adresë dhe nuk mund ta mbrojë pa pasur aprovimin e tij.

 

Ky pretendim është hedhur poshtë nga togat e zeza, duke theksuar se Haxhiu refuzon të marrë dijeni mbi procesin gjyqësor që po zhvillohet.

 

Seanca e radhës pritet të mbahet më 19 tetor ora 14:30.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re