Skip to content

GJKKO shtyn sërish seancën për Veliajn, vendimi do të shpallet nesër në orën 10:00. Mediat e pushtetit publikojnë lajme nga seanca

Erion Veliaj gjate arrestimit nga BKH 723x375 1

Për të dytën ditë me radhë Apeli i GJKKO ka shtyre dhënien e vendimit për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka ankimuar masën e arrestit me burg.

Seanca për shpalljen e vendimit do të jepet nesër në orën 10:00

Mediat e pushtetit kanë nxjerrë “live” detaje nga seanca ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Çuditërisht është raportuar në kohë reale seanca e Erion Veliajt duke u bërë publik çdo detaj, çfarë ka ndodhur, çfarë ka thënë kryebashkiaku, çfarë thonë avokatët.

Janë dhe mediat e paguara nga inceneratorët, njerëzit, për të cilët u paraqitën fakte dhe prova në gjykatë.

Si ka mundësi që doli në kohë reale informacioni nga seanca e gjyqit kur seanca ishte me dyer të mbyllura?

Kush i nxjerr informacionet, gjykatësit, prokurorët apo avokatët e Erion Veliajt?

“Por çfarë i ndodhi Saliut?”, ka pyetur Veliaj në sallë, duke thënë se sulmet e Berishës nuk u konsideruan prova të reja.

“Keni sjellë ‘prova të reja’, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Sillni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut.

Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK-un dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.

Këto detaje janë zbardhur në kohë reale nga mediat e pushtetit.