Gjykata Speciale ka dhënë vendimin për pesë të akuzuarit për rastin e korrupsionit në gjykatën e Korçës.

GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të gjykatës, sipas të cilit, gjyqtarja Mimoza Margjekaj dhe avokati Skënder Demiraj mbeten në arrest shtepie, ndërsa tre të tjerët, përfshi edhe bashkëshortin e gjyqtares Arben Cara, mbeten në arrest me burg.

Çështja

Çështja për të cilën akuzohet Mimoza Margjeka, bashkëshorti i saj si edhe avokati Skënder Demiri. Policia arrestoi në korrik të këtij viti një grup që transportonin klandestinë, mes tyre ishte edhe Orion Bali.

Fillimisht gjykata e Pogradecit dha masën e sigurisë “arrest me burg” për Balin, por familjarët ndërhynë përmes avokatit Demiri dhe përmes 6 mijë eurove synuan ndryshimin e vendimit në Apelin e Korçës nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Pas kontakteve të para, SPAK vuri në përgjim personat e dyshuar duke zbuluar se në skemë ishte edhe bashkëshorti i gjyqtares, dekani i Fakultetit Juridik në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, në Durrës, Arben Cara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re