Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ka dhënë gazetarëve të pranishëm në sheshin e Teatrit Kombëtar edhe një përgjigje lidhur mbi gjobën që i ka vendosur sot Policia e Durrësit, lidhur mbi shkeljen e konstatuar sipas tyre në takimin që Basha ka pasur me biznesmenë të këtij qyteti sot.

‘Një bandë në ikje si këta mund të bëjnë gjithçka. Por si çdo bandë do marrin përgjigjen e merituar. Partia Demokatike nuk ka as ushtri, as polici por ka vetëm shpirtin e qendresës. Thirrjet për policët e shkretë që duan ti përdorin për mish për top, është që të distacohen nga këto’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re