Institucionet publike në Maqedoninë e Veriut të cilat nuk respektojnë përdorimin e gjuhës shqipe do të gjobiten deri në 5000 euro.

Kështu parashikohet në projektligjin e miratuar nga Qeveria ne Shkup qw pwrfshin edhe themelimin e Inspektoratit për zbatimin e gjuhëve.

Ky institiucion ka për qëllim të mbikëqyrë zbatimin e përdorimit të gjuhëve, kryesisht të asaj shqipe, duke garantuar barazi për të gjithë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.

Për të gjitha institucionet të cilat nuk do të respektojnë përdorimin e shqipes parashikohen gjoba që variojnë nga 4000 deri në 5000 euro për personat juridike dhe 30% e kësaj shume për drejtuesin e dikasterit.

Gjithashtu, parashikohen gjobitje 300 deri ne 500 euro për të gjitha ato  institucione, të cilat qe nuk I japin akses inspektorëve ne materialet që duhet të kontrollojnw.

Ndërsa gjoba deri ne 200 euro shkojnw për drejtuesit e atyre institucioneve.

Ligji për përdorimin e shqipes si gjuhë zyrtare u miratua në parlament në janar të vitit 2018, duke e kthyer këtë votim në një moment historic.

Në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike, përpos maqedonishtes  tashmw duhet të jetë dhe gjuha shqipe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re