Kreu i qeverisë, Edi Rama, foli sot për gjobat kundër Lulzim Bashës. Në një bashkëbisedim me qytetarët, Rama tha se kreu i opozitës ka bërë një sjellje të papërgjegjshme.

“Lulzim Basha e theu dje dy herë ligjin, njëherë në Durrës e përsëri mbrëmë në të ashtuquajturin shesh të mbrotjes së identitetit kulturor. Ka disa ligje që fuknsionojnë për të gjithë.

Nuk është ky problemi, por çfarë pasojash mund të kemi nga këto grumbullime të papërgjejgjshme. Mos merrni shembullin e kreut të PD, mos bëni siç bën ai. Është e papranueshme ajo që bëri ai”, u shpreh Rama.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re