Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, në një deklaratë për mediat bëri me dije se në këtë situatë të vështirë të shkaktuar nga pandemia qytetarët gjobiten.

Vasili theksoi se duhet të merren masa konkrete për parandalimin e koronavirusit.

Ai thekson se ndryshe nga policia e “Rilindjes” që sipas tij ushtron presion ndaj qytetarëve, në vende të ndryshme në botë, policia bën apel ndërgjegjësues duke shpërndarë edhe maska për personat që nuk janë pajisur me barrierën mbrojtëse.

“Pandemia përballohet me testim, gjurmim e trajtim dhe jo me demagogji”, tha Vasili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re