Dy persona janë gjobitur nga policia pasi nuk respektuan vetëkarantinimin. Ata u kapën nga uniformat blu jashtë ambienteve të shtëpisë, ndërsa u ndwshkuan me 700 mijw lekë.

 

Po ashtu, gjatë zbatimit të masave kufizuese të shpalluara nga qeveria, uniformat blu gjatë 24 orëve të fundit ndëshkuan me heqje të lejes së drejtimit, 75 drejtues mjetesh, te cilet u kapën duke lëvizur me makina gjatë orareve të ndaluara.

 

Me gjoba, janë penalizuar dhe 234 kembesore ne te gjithe vendin pasi nuk respektuan oraret e kufizimit te lëvizjeve.

 

Nderkohë uniformat blu bëjnë me dije se në 24 orët e fundit janë gjobitur me nga 1 milion lekë dhe 8 pronarë lokalesh.

 

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re