Drejtoria Rajonale e AMP Tiranë ka zbatuar urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” ndaj 5 punonjësve të policisë pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë:

– Inspektor Albi Meta, 33 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Euklid Meci, 31 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Ilirjan Kalemi, 40 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Gerald Shabani, 26 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë;

– Inspektor Jurgen Muha, 27 vjeç, me detyrë trupë shërbimi pranë Komisariatit Rajonal të Qarkullimit Rrugor Tiranë.

 

Pas arrestimit në flagrancë të 2 punonjësve të Policisë Rrugore në datë 3 mars te ketij viti dhe analizimi i të dhënave/fotografive të realizuara nga radari i sekuestruar, u administruan prova dhe fakte se punonjësit e mësipërm të policisë, në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale si agjent verifikues pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, kanë shpërdoruar detyrën duke ndëshkuar me masa administrative në mënyrë arbitrare, si dhe duke fallsifikuar të dhënat e fiksuara nga radari në kundërshtim me ligjin, duke sjellë si pasojë dëm të konsiderueshëm ekonomik dhe cënimin e interesave të ligjshëm të shtetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re