Kryeministri Edi Rama gjatë një konference ditën e sotme me gazetarët u shpreh se gjobat për mosvendosjen e maskave janë shumë të vogla dhe sipas tij duhet të ishin më të larta, kjo pasi është ndëshkim për një sjellje që ti ke në dorë të mos e bësh.

Rama tha se maskat do ti mbajmë për një kohë të gjatë. Po ashtu Rama tha se gjobat e para u hoqën për shkak të telefonatave të shumta që kishin marrë dhe arsyetimeve logjike nga qytetarët.

“Për mua në Shqipëri gjobat janë shumë të ulëta. Gjobat duhet të jenë shumë më të larta. Është ndëshkim për një sjellje që ti ke në dorë të mos e bësh. Për shkeljen e gjobave në këtë situate, nuk duhet. Kjo situatë është rezultat i faktit edhe për gjobat e vëna, pavarësisht se pastaj ne kemi zgjedhur që të jemi tolerantë me njerëzit. Pjesërisht janë ndëshkuar, kanë lënë makinat. Kam hequr picir, me qytetarët. Përgjithësisht mesazhet kanë qenë në kërkim të mirëkuptimit. Kishte justifikime të arsyeshme dhe prandaj u hoqën.

Por duhet bërë dhe duhet mirëkuptuar edhe vështirësia e njerëzve për tu apdetuar në këto kushte. Ka një problem me veten. Duhet pasur parasysh që mos u nisni me idenë që hajt do ua falim, por këto në do ti mbajmë pas si gjatë, për shkak të rrezikut, për shkak edhe të stinëve. Gjobat do të vijnë tek faturat e dritave. Ajo që është e rëndësishme është se nuk duhet ta vëmë maskën me idenë se do të marrim gjobë. I kam kërkuar policisë të jetë shumë e vëmendshme dhe vëmendjen ta ketë duke filluar nga parlamenti.”- tha Rama.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re