Prej disa ditësh tashmë u njoftua se sistemi i ri njoftimit të gjobave do të ishte ai përmes celularit. Kryeministri Rama, ka publikuar një video ku ilustrohet se si do të funksionojë kjo procedurë.

Në postimin e tij, bashkangjitur videos, kryeministri shkruan se “kjo është tanimë procedura e sistemit të ri të njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania.”

Tanimë, përmes sistemit e-gjoba, çdo drejtues mjeti që kryen një shkelje rrugore dhe ndëshkohet nga shërbimi policor do të njoftohet përmes një mesazhi apo emaili, duke patur mundësinë të shlyejë detyrimin në kohë dhe përfitojë nga ulja e masës së gjobës 50 % kur e paguan brenda 15 ditëve.

Postimi i Kryeministrit Rama:

“Kjo është procedura e sistemit të ri të njoftimit të gjobave të Policisë Rrugore në telefon përmes e-Albania.”

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re