Kreu i sindikatës së Shërbimeve Policore, Sadetin Fishta flet për Fax News:

Urdhri i drejtorit të Policisë së Shtetit për pagesën e orëve shtesë ndaj efektivëve të policisë.

Nuk ka ndodhur dicka e vecantë sepse urdhri është i ligjshëm sepse ka kryer një veprim që tregon se ai i njeh problemet e policisë së shtetit dhe një rpej tyre ka qenë trajtimi financiar i efektivëve të policisë dhe rastet kur këta të fundit kryejnë punë jashtë orari dhe nuk paguhen. Kjo ka sjellë edhe pasojat që policia e shtetit nuk ka qenë në nivelin e duhur të performancës. Ky është një kthim prapa në kohë të shikojmë tek ajo ku ka më shumë nevojë policia.

Keni një shifer për detyrimet ndaj efektivëve?

Cdo institucion ka shifrat e veta dhe në fund këto shifra dërgohen tek shefi i komisariatit. Më pas i mbetet drejtorisë së financave për të bërë likuidimin e duhur ndaj punonjësve.
Cdo institucion bën llogaritë përkatëse dhe shumë shpejt drejtoritë vendore paraqesin shumat përkatëse dhe cili do jetë borxhi total në shkallë vendi ëpr të likujduar punonjësit e policisë për orët e punës shtesë.

Si procedohet për përdorimin e parave të sekuestruara për të paguar punonjësit e policisë?

Ne kemi kërkuar që një pjesë e mirë e të ardhurave të cilat vijnë nga gjobat, pjesa dërrmuese e tyre të përdoren për këto pagesa. Sepse edhe vendimi i qeverisë e ka që kjo mund të bëhet e mundur, por fakti që këto para janë përdorur për të blerë pajisje zyre dhe jo për këtë nevojë emergjente për të paguar punonjësit e policisë.

Afati i përcaktuar mbi shlyerjen e detyrimeve është se do të rezlizohet brenda vitit 2021, a keni besim?

Nëse do vendoset në shina detyrimi ynë, gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Kjo nuk është fushatë, por ky detyrim duhet të jetë në vazhdimësi. Nëse do trajtohet në kohë , në të ardhmen punonjësit e policisë nuk do kenë mundësi të ankohen.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re