Nga dita e sotme qytetarët që u penalizuan për shkak të shkeljes së afateve të qëndrimit jashtë Republikës së Shqipërisë në situatën e krijuar prej COVID-19, mund të aplikojnë për rimbursim.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur se është alokuar një fond në buxhetin e shtetit për të rimbursuar vlerën e penaliteteve që qytetarët shqiptarë kanë marrë si rezultat i tejkalimeve të afatit të qëndrimit jashtë Shqipërisë dhe kjo vlen për periudhën 10 mars-1 qershor 2020.

“Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë pranë administratës tatimore nëpërmjet postës shqiptare. Qytetari ka detyrimin të dorëzojë dokumentacionin i cili vërteton marrjen dhe pagesën e penalitetit, sikurse edhe numrin e llogarisë personale bankare ku do të ndodhë rimbursimi”, tha Denaj.

Ministrja informoi se rimbursimi do të ndodhë i plotë dhe në vleftën e lekut, i konvertuar për çdo monedhë që është marrë ky penalitet.

“Aplikimi nis prej ditës së sotme dhe brenda muajit qershor i gjithë fondi i akorduar do të disbursohet”, tha ministrja duke ftuar të gjithë shtetasit shqiptarë të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve nëpërmjet postës”, theksoi ministrja.

🟢 Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, njofton për rimbursimin e penaliteteve të vendosura për shkak të tejkalimit të afateve të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 Mars – 1 Qershor 2020. Ftohen të gjithë shtetasit shqiptarë të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Përgjithshme së Tatimeve nëpërmjet postës.

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 17 juin 2020

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re