Home SHQIPERIA Gjobë dhe pezullim patente për personat që hedhin sende nga makina

Gjobë dhe pezullim patente për personat që hedhin sende nga makina

0
Gjobë dhe pezullim patente për personat që hedhin sende nga makina

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Policia rrugore ka përforcuar masat, dhe që nga sot kanë nisur me zbatimin e gjobës edhe për personat që hedhin sende nga makina, duke mos respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.

 

Hedhja e sendeve nga mjeti në lëvizje dënohet me gjobë 25.000-100.000 lekë (sipas nenit 15/1, germa f) të Kodit Rrugor.

 

Një rast i tillë, është konstatuar mëngjesin e kësaj të hënë në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit. Gjatë patrullimit në këtë zonë, një qytetar nga Shkodra u konstatua duke hedhur nga makina Pezho një bidon plasti

 

Për këtë shkelje, drejtuesi i mjetit u ndalua dhe u gjobit me 110.000 lekë. Në fletën e gjobës, thuhet se ai lëvizte në korsinë e ndryshimit të shpejtësisë, duke u bërë pengesë dhe rrezik për përdoruesit e tjerë të rrugës.

 

Si masë plotësuese, iu pezullua leja e drejtimit për 6 muaj, si dhe iu zbritën 8 pikë nga patenta.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë