Policia e Shkodrës ka gjobitur 7 pronarë të mjeteve lundruese që ushtronin aktivitet tregtar pa licencë në liqenin e Komanit.

Katër prej tyre edhe janë proceduar penalisht, teksa janë bllokuar edhe mjetet lundruese që kishin në përdorim.

“Nga strukturat e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit, janë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit. ku në digën e liqenit janë evidentuar 7 shtetas që ushtronin aktivitetin me mjete lundruese, për të cilat nuk dispononin dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit.

Për secilin prej pronarëve të mjeteve lundruese është vendosur 10.000 lekë gjobe.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë, 4 prej tyre, shtetasit: M. K., 29 vjeç banues në Vau i Dejës, N. M., 22 vjeç banues në Vau i Dejës, A. M., 27 vjeç, banues në Durrës dhe E. Q. 46 vjeç banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, për veprat penale ”Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave“ dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“, tha policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko