Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga oborri i Teatrit Kombëtar ka folur për koronavirusin dhe për mendimin e saj për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Në një prononcim për Report Tv, Kryemadhi u shpreh se në vitin 2017 mendonte se Veliaj kishte bërë një punë të mirë, ndërsa tani nuk i qëndronte të njëjtin opinion. Gjithashtu ish-deputetja nuk e ka kursyer edhe ironinë ndaj moderatores Anduena Ndreu.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: A mendoni njësoj për Velajn, ka 80% votëbesimin tim?

Kryemadhi: E kam thënë në studion e Sokol Ballës në nëntor të 2017. I qëndroj atë që kam thënë asaj kohë. Gjithë ato punë të mira, ishin të bëra me votën e Këshilltarëve të LSI-së, pa ta do e kishte të pamundur. Pas 30 qershorit, nuk ka bërë asnjë punë tjerër por bën sikur punon. E kam respektuar deri në momentin që tha nuk do të jap asnjë leje kulle.

Pyetje: Teatri sipas procedurave mund të kërkojë 6 muaj të prishet, aty do rrini?

Kryemadhi: Ke hall ti që lodhem unë. Nuk lodhem unë se me ajër të freskët këtu.

Pyetje: Keni frikë se mos gjobiteni si Basha?

Kryemadhi: Unë nuk e njoh shtetin e Edi Ramës dhe asnjë vendim të parlamentit. Nuk kam ndërmend të mbush arkën bosh të Edi Ramës me para.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re