Makina që shihni në foto është e Elson Markut, një prej personave organizatorë të protestave te “5 maji”, për të bllokuar projektin e rindërtimit për strehimin familjeve të prekura nga tërmeti.

 

Ai është gjobitur sot nga Policia Bashkiake pasi ka parkuar gabim me makinën e tij luksoze, qe kushton mijera euro, në bulevardin “Zogu I Parë”, ndonëse tabela e bënte të qartë që aty ndalohej qarkullimi.

 

Marku qarkullon në rrugët e Tiranës me një nga makinat më luksoze në qarkullim që kushton mijëra euro.