Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake ka zhvilluar kontrolle afër shkollave dhe si rezultat janë evidentuar 4 raste të shitjes së produkteve ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë në disa institucione arsimi në Tiranë.

Katër shitësit janë ndëshkuar me masë administrative, bën me dije Policia.

“Kontrolle intensive nga Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të masave të Paketës për Sigurinë në shkolla.

Si rezultat i kontrolleve u evidentuan 4 raste të shitjes së produkteve ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë, dhe u ndëshkuan administrativisht, nga Policia Bashkiake, shtetasit përgjegjës.     

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me AKU-në dhe me Policinë Bashkiake, në zbatim të planit të masave të hartuar në funksion të Paketës së Sigurisë në shkolla, kanë ushtruar kontrolle në afërsi të shkollave, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe për parandalimin evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.    

Si rezultat i kontrolleve, janë konstatuar dhe ndëshkuar me masë administrative, nga Policia Bashkiake, 4 shtetas, të cilët shitnin produkte ushqimore, brenda perimetrit të sigurisë, në disa shkolla në Tiranë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Për këtë rast ka reaguar dhe ministri i Brenshëm Taulant Balla, i cili u bën apel prindërve dhe mësuesve të denoncojnë çdo paligjshmëri në mënyrë që nxënësit të jenë të sigurt.

“Policia e Shteti në bashkëpunim me AKU, ISHSH ndjek çdo ditë zbatimin e masave që ka në përgjegjësi #PaketaeSigurisënëshkolla

Ju kujtoj nxënësve, mësuesve dhe prindërve të bashkëpunojnë me Policinë e Shtetit, me Oficerët e Sigurisë në shkolla, psikologët, punonjësit socialë, stafet pedagogjike, për të sinjalizuar çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, në mënyrë që të gjithë sëbashku, të bëjmë më të mirën për sigurinë e tyre”, thuhet në ragimin e Ballës.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re