Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në vijim të veprimtarisë për garantimin e sigurisë ushqimore në vend, gjatë kontrolleve të ushtruara në Shkodër, Lezhë dhe Durrës ka konstatuar probleme në tri subjekte me sigurinë ushqimore.
Gjatë ushtrimit të kontrolleve në dy subjekte me aktivitet, “njësi tregtimi të produkteve ushqimore”’, si dhe në një subjekt me aktivitet “ njësi tregtimi mishi”’ janë vërejtur mangësi në etiketimin e produkteve ushqimore, si dhe tregtim të produktit “ mish gjedhi” pa vulë dhe certifikatë veterinare.
Për këto shkelje të konstatuara, nga trupat inspektuese janë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 200’000 lekëve, si dhe janë bllokuar në subjektet përkatëse 5.3 kg “mish gjethi” të destinuara për asgjësim dhe 120 kg biskota dhe 24 copë pije freskuese, të cilat gjithashtu do të qëndrojnë të bllokuara deri në rietiketimin e tyre.
Burimi: balkanweb.com
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re