Skip to content

Gjobiten me 600 euro shqiptarët që kthehen nga Greqia

Shqiptarët, të cilët vijnë nga Greqia nëpërmjet Pikës Kufitare të Kapshticës dhe kanë kaluar afatin 90- ditor të qëndrimit të përkohshëm të zonës Schengen, po gjobiten me 600 euro prej palës greke, shkruan Balkanweb.

Por thyerja e këtij qëndrimi ka ndodhur prej situatës së pandemisë dhe mbylljes së kufijve, por duket se Greqia nuk e merr parasysh këtë.

Kjo është një situatë e pazakontë që po ndodh me Greqinë, ndryshe nga shtetet e tjera që po tolerojnë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.